LAJMI I FUNDIT:

Pesë shprehitë më të këqija të mëngjesit që ju bëjnë të plakeni më shpejt

Pesë shprehitë më të këqija të mëngjesit që ju bëjnë të plakeni më shpejt
(Foto: ShPS)

Nëse është e rëndësishme për që të dukeni të rinj dhe të ndiheni të shëndetshëm, të gjitha zgjedhjet ushqimore mund të ndikojnë në këto synime. Dhe duke qenë se mëngjesi është vakti i parë i ditës, çfarë dhe si vendosni ta hani, mund të ndikojë më vonë në pjesën tjetër të ditës.

Që në mëngjes zgjidhni ushqimet që do t’ju sjellin dobi, duke përfshirë fibrat dhe antioksidantët.

“Mëngjesi ju jep mundësinë për të ngrënë mjaft fruta dhe perime për ditën dhe mund t’ju ofrojë fibra dietike dhe ushqime të pasura me antioksidantë”, thotë Roxana Ehsani, një dietologe e regjistruar dhe zëdhënëse e medias kombëtare për Akademinë e Ushqyerjes dhe Dietologjisë.


Arsyeja pse shpesh konsumojmë të njëjtën gjë për mëngjes çdo ditë
Lexo po ashtu Arsyeja pse shpesh konsumojmë të njëjtën gjë për mëngjes çdo ditë

Në vijim janë gjashtë shprehitë më të këqija të mëngjesit që ju bëjnë të plakeni më shpejt:

Duke pirë kafe të ëmbëlsuar

“Pirja e kafeve me sheqer me kalori të lartë, të tilla si latte me aromë ose kafe e ngrirë e përzier në mëngjes, mund t’ju japë disa kalori nga qumështi, shurupi dhe ëmbëltuesit e tjerë të përdorur, por ato kalori nuk do t’ju ofrojnë një çlirim të qëndrueshëm të energjisë në vazhdim siç do të bënte një vakt i ekuilibruar”, thotë Ehsani.

Ju ndoshta do të merrni energji shtesë nga sheqeri dhe kafeina, por nëse nuk hani asgjë tjetër, do të shihni shpejt se niveli juaj i energjisë bie përsëri.

Në vend të kësaj, ajo sugjeron që të mendoni të zgjidhni një version të lehtë dhe të pini kafe të zezë të thjeshtë për mëngjes.

Hani mish të përpunuar

Mishi për mëngjes, ashtu si salsiçet, është i shijshëm, por jo një zgjedhje e mirë për trupin tuaj.

“Nëse hani mish të përpunuar herë pas here, atëherë kjo mund të jetë mirë. Megjithatë, nëse e hani atë çdo ditë është një zakon i keq, sepse do të keni mungesë të fibrave dhe trupi juaj do të marrë yndyra të ngopura dhe nitrate që mund të shkaktojnë stres”, shton ajo.

Nuk hani ushqime të pasura me antioksidantë

Nëse pjata juaj e mëngjesit është plot me ushqime që duket e butë, me siguri ju mungojnë një ton vitaminash dhe lëndësh ushqyese.

“Mos i shtoni ngjyrë pjatës suaj, si për shembull duke mos vendosur perime apo fruta në pjatë, do të thotë se ju mungojnë antioksidantët, të cilët janë çelësi për parandalimin e sëmundjeve dhe zgjatjen e jetëgjatësisë”, shprehet Ehsani.

Për të marrë më shumë në pjatën tuaj, ekspertja sugjeron të shtoni disa gjethe spinaq dhe domate në sandviçin tuaj me vezë. Ose nëse preferoni të hani diçka të ëmbël apo jogurt, sigurohuni që të shtoni një shumëllojshmëri frutash.

Ushqimet që duhet t'i shmangni për mëngjes
Lexo po ashtu Ushqimet që duhet t'i shmangni për mëngjes

Nuk pini lëngje të mjaftueshme

“Hidratimi jo vetëm që e mban lëkurën tuaj të zhdërvjellët, por gjithashtu transferon lëndët ushqyese në të gjithë trupin. Synoni për gjashtë deri në tetë gota lëngje gjatë ditës”, thonë ekspertët.

E anashkaloni mëngjesin

Nëse e anashkaloni mëngjesin, ndoshta nuk merrni vendimin më të shëndetshëm kur bëhet fjalë për plakjen.

Nëse jeni të prirë të anashkaloni mëngjesin, merrni në konsideratë diçka si një banane dhe një grusht arra. Dhe nëse në mëngjes ndiheni sikur jeni shumë të ngopur për të ngrënë, mund të jeni duke ngrënë tepër në kohën e darkës. Ndoshta zgjidhja për mëngjes është të zvogëloni pak sasinë e porcionit për darkë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori