LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton katër projektligje në lexim të dytë

Kuvendi miraton katër projektligje në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së sotme plenare, ka miratuar katër projektligje në lexim të dytë.

Deputetët e mazhorancës i dhanë dritë të gjelbër, Projektligjit për provimin e jurisprudencës, Projektligjin për pijet e forta alkoolike, Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Kosovë, si dhe Projektligjin për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve. Për këto projektligje deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimet.

Krahas kësaj Kuvendi themeloi edhe Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të komunitetit shqiptar në Bordin e Radio Televizionit të Kosovës.


Ndërsa me vota unanime u rikthye në komisionin për ekonomi, Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës