LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi kryeopozitari me apartment, shtëpi, veturë e kriptovaluta

Memli Krasniqi kryeopozitari me apartment, shtëpi, veturë e kriptovaluta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka apartament, shtëpi, tokë, bibliotekë personale, piktura dhe vepra arti, veturë, para të gatshme si dhe kripto-valuta, pasuri kjo që ka vlerë mijëra euro.

Kreu i opozitës ka deklaruar se apartmenti i tij ka vlerë 110 mijë euro, ndërsa shtëpia në 2.86 ari truall në vlerë 160 mijë euro. Kjo e fundit është në pronësi të përbashkët.

Biblioteka personale e Krasniqit ka vlerë 13 mijë euro, ndërsa ka deklaruar se posedon edhe piktura dhe vepra arti në vlerë prej 6 mijë e 500 euro. Të gjitha këto në pronësi të përbashkët.


I pari i PDK-së po ashtu ka deklaruar se posedon edhe veturë që ka vlerë 22 mijë e 500 euro, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij, si dhe ka disa lloje të kripto-valutave.

“Në pajtim me përgjigjen e marrë nga AKK për deklarimin e “kripto-valutave”, ju njoftoj se unë posedoj sasinë dhe llojet e të njëjtave, si vijon: 2.5 BTC, 10 ETH, 120 BNB, 200 DOT, 1,000 ETC, 50 LTC, 800 CAKE, 300 LINK, 500 ICP, 50 EGLD, 20 FTT, 20 SOL, 20 AVAX, 500 FTM, 10,000 XRP, 10,000 XLM, 1,000 XTZ, 20 DASH, 20 XMR, 20 ZEC, 5,000 LOOKS, 20,000 ARC, 2,500 IOTA, 500 CRV, 50,000 TRX, 500,000 SNTVT, 200 UNI, 500 EOS, 2,000 ALGO, 50,000 XVG, 100,000,000 SHIB, 1000 SXP, 1 BIFI, 200 ACS, 50,000 VRA, 20,000 CUDOS, 2,000 OXT, 100 ATOM, 500 BAT, 1,000 OCEAN, 30,000 LINA, 3,000 COTI, 100 QTUM, 2,000 POËR, 250,000 DENT”, ka deklaruar Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Në deklarimin e tij, Krasniqi ka treguar se mban dy funksione zyrtare. Deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i PDK-së.

Para të gatshme ai ka deklaruar se ka 10 mijë e 842 në emrin e tij dhe 813.91 në emër të bashkëshortes.

Sa i përket detyrimeve financiare, Krasniqi ka deklaruar se ka 95 mijë euro në emrin e vet, 65 mijë për blerje të shtëpisë dhe 30 mijë për renovim të shtëpisë, ndërsa 23 mijë e 265 në emër të bashkëshortes për blerje të veturës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori