LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian blen 110 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunit

Bashkimi Evropian blen 110 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunit

Kompania farmaceutike nga Danimarka, Bavarian Nordic, që është prodhuesi i vetëm i vaksinës së gjeneratës së tretë kundër lisë së majmunit, ka bërë të ditur se do t’i shesë Komisionit Evropian 110 mijë doza të vaksinës për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunit.

Deri më tani lia e majmunit është regjistruar në 15 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, ku më së rëndi është goditur Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Franca, transmeton Telegrafi.


Blerja e vaksinave do të kryhet përmes një mekanizmi të veçantë që e ka vendosur Bashkimi Evropian, si përgjigje ndaj pandemisë së coronavirusit.

Vaksina që prodhon Bavarian Nordic në Evropë quhet Imvanex, kurse në SHBA – Junneos që është prodhuar për të parandaluar përhapjen e lisë.

Kjo vaksinë është treguar efikase edhe kundër listë së majmunit në mbi 85 për qind të pacientëve.

Ajo akoma nuk është miratuar në Evropë për përdorim kundër lisë së majmunit, por është përdorur në Britani të Madhe, e në SHBA është miratuar për përdorim për dy lloje të lisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori