Nga Sektori për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës, bëjnë të ditur se në pesë shkollat e mesme komunale janë paraparë që të 2414 vende të lira për të pranuar nxënës në vitin e parë shkollor 2022/2023. Kësisoj, më shumë vende të lira janë paraparë në shkollën e mesme të mjekësisë, ku edhe atje është interesimi më i madh për regjistrim i atyre që përfundojnë arsimin fillor. “Në shkollën e Mesme komunale ‘Nikolla Shtejn’ do të ketë 714 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vitin e parë. Edhe atë me mësim në gjuhën shqipe janë paraparë 476 vende të lira, me mësim në gjuhën maqedonase 204 vende të lira dhe me mësim në gjuhën turke 34 vende të lira”, njoftoi Nazmi Dauti, nga sektori për veprimtari publike në komunën e Tetovës.
Ndërkohë, në shkollën e mesme komunale Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq’’ do të ketë 510 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë, ku me mësim në gjuhën shqipe ka 408 vende të lira, me mësim në gjuhën maqedonase 102 vende të lira. Nga ky sektor bëjnë të ditur se në Shkollën e Mesme komunale Tekstile “Gjoce Stojçevski’’ do të ketë 340 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë. Me mësim në gjuhën shqipe ka 306 vende të lira dhe me mësim në gjuhën maqedonase 34 ka vende të lira. Ndërkaq, në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori’’do të ketë 442 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë. Për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe janë paraparë 340 vende të lira kurse për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase janë paraparë 102 vende të lira. Kurse, në Gjimnazin e dytë në Tetovë “7 Marsi’’ do të ketë 408 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë me mësim në gjuhën shqipe. “Këtë vit sipas informacioneve që kemi, shkollën e mesme e përfunduan 1320 maturant, prej tyre 1060 shqiptarë, 242 maqedonas dhe 100 turq. Ndërsa, në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës, klasën e nëntë e përfunduan 1086 nxënës, prej tyre 861 shqiptar, 202 maqedonas dhe 100 turq”, tha Nazmi Dauti, nga sektori për veprimtari publike në komunën e Tetovës.
Ndryshe, në çerdhet e komunës së Tetovës procesin edukativo-arsimorë e kanë ndjekur 202 fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeçare, ndërsa prej tyre 117 shqiptarë dhe 85 maqedonas. Sipas informacioneve të dikasterit të arsimit në komunën e Tetovës, në vitin shkollorë 2022/23 në klasë të parë pritet që të regjistrohen 849 nxënës, prej tyre 705 shqiptarë, 134 maqedonas dhe 10 turq. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian