MPB Maqedoni: Arrestohen dy persona nga Tetova për transport joligjor të emigrantëve
MPB Maqedoni informon se me datë 12.06.2022 në ora 22:30 në pikën kufitare magjistrale “Bogorodica” – Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar “Bogorodica” kanë arrestuar B.A.(35) dhe I.A.(63), të dy nga Tetova.
Nga MPB thonë se gjatë kontrollit në automjetin “BMW”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.A, janë gjetur 10 persona – emigrantë nga Siria.
“Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën Pranuese – Tranzite Vinojug në Gjevgjeli, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. Në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.A. dhe I.A. do të dorëzohet parashtresë adekuate”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, shprehu nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës
Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251