LAJMI I FUNDIT:

Plevneliev: Petkovi ta zgjidh çështjen me Maqedoninë e Veriut

Plevneliev: Petkovi ta zgjidh çështjen me Maqedoninë e Veriut

“Kryeministri Kiril Petkov mund të bëjë atë që e bëri Tsipras në ditët e fundit të qeverisjes së tij në Greqi. Duke parë fundin e mandatit të tij, ai e nënshkroi Marrëveshjen e Prespës, e hapi procesin historik të pajtimit dhe reformave, nga i cili Greqia ka fituar shumë, ndërsa Tsipras edhe sot është kreu i partisë më të madhe opozitare në parlament”.

Këtë e tha ish- Presidenti bullgar Rosen Plevneliev (2012-2017), në një rubrikë rrallë të hapur dhe të frymëzuar me titull “Momenti i së vërtetës për Presidentin Radev – dhjetë ditët e ardhshme janë vendimtare për Bullgarinë”, njofton 360shkallë.

“Duke pasur parasysh faktin se Radev u bë president i rusofilëve, anti-vakserëve, grupeve anti-semitiste në shoqëri, pritet që ai t’i shërbejë interesit gjeopolitik të Rusisë dhe të bllokojë integrimin e mëtejshëm të Bullgarisë në Eurozonë, prandaj forcat pro-evropiane dhe pro-demokratike. duhet të jenë në nivelin e pritshmërive të momentit historik para nesh”, ka porositur Plevneliev.


Ish-Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, në rubrikën me titull “Momenti i së vërtetës për presidentin Radev – dhjetë ditët e ardhshme janë vendimtare për Bullgarinë”, që u botua në revistën “24 orë”, bën thirrje për hapa të vendosur politikë nga të ashtuquajturit “pro-evropianë” në Bullgari, me çka do të shpëtohej e ardhmja e vendit.

Sipas Plevnelievit, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ndikimi rus në Evropë të zvogëlohet, që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas tij, vizita e kancelarit gjerman Olaf Sholc, në Shkup dhe në Sofje, është përpjekja e fundit e liderëve të botës demokratike për ta zhbllokuar procesin.

Plevneliev vlerëson se për herë të parë dhe ndoshta për herë të fundit ekziston mundësia që të arrihet marrëveshje detyruese midis dy vendeve (Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut) që do të garantojë tre kërkesat bullgare të formuluara qartë: së pari – ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonia e Veriut e cila do t’u japë bullgarëve të drejta të barabarta me popujt e tjerë, të përmbushet me rezultat Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe së treti të respektohen vlerat evropiane që bazohen në kriteret e Kopenhagës për qeverisje demokratike, të drejtat e njeriut dhe ekonomi tregu funksionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori