LAJMI I FUNDIT:

SHBA pritet të heqë testin e COVID-19 për udhëtarët që hyjnë në vend

SHBA pritet të heqë testin e COVID-19 për udhëtarët që hyjnë në vend

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të njoftojë sot heqjen e masës për testet negative të coronavirusit për udhëtarët që hyjnë në vend, tha një zyrtar i lartë i administratës për mediat.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, masa do të hyjë në fuqi për udhëtarët ajror me destinacion SHBA të dielën në mesnatë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thuhet se e kanë përcaktuar se shkenca dhe të dhënat nënkuptojnë se testet nuk janë më të nevojshme. CDC do ta shqyrtojë sërish vendimin pas tre muajsh.


Industria e udhëtimeve kishte lobuar me muaj kundër kufizimit, që kishte qenë në fuqi që nga janari 2021.

Zyrtari tha se administrata Biden planifikon të punojë me linjat ajrore për të siguruar një tranzicion të qetë. Industria e udhëtimeve, si dhe disa shkencëtarë dhe ligjvënës, përfshirë demokratët, kishin qenë kritikë ndaj kërkesës, duke thënë se nuk ishte më e nevojshme.

Që nga dhjetori CDC, ka kërkuar që udhëtarët ta bëjnë testin një ditë përpara fluturimeve për në SHBA, për ta dëshmuar se janë negativ, por që nuk ka vlejtur edhe për kalimet kufitare tokësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori