LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për konfiskim të selisë, Mickoski paralajmëron hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg

Vendimi për konfiskim të selisë, Mickoski paralajmëron hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg

Lideri i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media tha se partia do ta ankimojë vendimin e Gjykatës me të cilin konfiskohet selia e partisë dhe paralajmëroi hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg.

“E gjithë kjo do të ankimohet pasi të marrim aktgjykimin me shkrim, në Gjykatën e Apelit.

Nuk presim që diçka të ndryshojë në këtë gjyqësor dhe prokuroria partiake, por do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë që kemi në dispozicion dhe do të shqyrtojmë mundësinë e hapjes së procedurës para Gjykatës në Strasburg. Drejtësia do të dëshmohet”, tha Mickoski.


Mickoski tha se ky gjykim është bërë për defukusim të opinionit nga goditjet e çmimeve dhe inflacionit enorm dhe varfëri në rritje.

“Dhe kjo është arsyeja pse në këtë moment po ndodhin dy procese paralele. Njëra është përhapja e gënjeshtrave, imponimi i sistemit të akuzave të rreme, mbjellja e puplave mbi opozitën, OBRM-PDUKM-në dhe mua personalisht, dhe qëllimi i gjithë kësaj është që opinioni të merret me gënjeshtra në vend të goditjeve të çmimeve dhe katastrofës në të cilën jetojmë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori