LAJMI I FUNDIT:

Kancelari Scholz mbërrin në Prishtinë

Kancelari Scholz mbërrin në Prishtinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Aeroplani me të cilën udhëtoi ka ateruar në orën 9:45, ashtu siç ishte planifikuar edhe sipas agjendës.

Ka qenë vet kryeministri Albin Kurti që ka mirëpritur kancelarin gjerman së bashku edhe me ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.


Kurti dhe Shcolz do të kenë edhe një takim në ndërtesën e Qeverisë në ora 10:45 ndërsa pas takimi është paralajmëruar edhe një konferencë për media.

Kryeministri të enjten duke komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, dhe tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

“Një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit, ku jemi të gjithë të barabartë dhe ku përshpejtohet anëtarësimi i të gjitha vendeve, duke u bazuar në respektimin e sundimit të ligjit, demokratizmit, luftimit të korrupsionit dhe ballafaqimit me të kaluarën, meqenëse kemi në Serbi një pushtet që mohon masakrën e Reçakut dhe nuk ka bërë asgjë në raport me kriminelët e luftës, të cilët vazhdojnë atje të jenë të lirë dhe pamenduar, përveç të pandëshkuar”, tha Kurti.

Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholz në rajon, ndërkaq, në orët e pasdites do të udhëtojë drejt Beogradit.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori