LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam ndërmend të pranoj kompensimin

Kurti: Për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam ndërmend të pranoj kompensimin

Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk do të pranoj të kompensohet as për statusin e ish të burgosurit politik.

Vazhdon debati për përfshirjen apo jo të kryeministrit Albin Kurti në listën e veteranëve të UÇK-së.

Kreu i Qeverisë së fundi gjatë një adresimi për media pas një takimi që kishte në EULEX ka folur hapur për këtë temë.


Ai tha se ka punuar në zyrën e Adem Demaçit, në kohën kur ky i fundit ka qenë  Përfaqësues i Përgjithshëm i UÇK-së, por që deri më tani nuk ka përfituar asnjë kompensim financiarë.

“Unë kam punuar në zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksojë që as atë kompensimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam marrë e as s’e kam ndërmend t’i marr”, deklaroi Kurti.

Pamjet kur Kurti dhe Larry Rossin takohen me Krasniqin, Bujën dhe Bashotën në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së
Lexo po ashtu Pamjet kur Kurti dhe Larry Rossin takohen me Krasniqin, Bujën dhe Bashotën në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së

Partitë opozitare kanë akuzuar Kurtin se ai nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë veteran i UÇK-së.

Kurti duke folur për temë ne  njëjtë tha se fillimisht duhet pastrim i listave të veteranëve dhe pastaj rritje të pensioneve të tyre.

“Është e domosdoshme që të kemi pikënisje të vërtetën, pastaj të kemi vlerësimin e duhur. Ne kemi trashëguar një gjendje ku janë fryrë padrejtësisht, gabimisht dhe dëmshëm listat me veteranë të luftës çlirimtare. Unë kam respekt të pafund për gjithë veteranët e UÇK-së dhe e kuptoj se edhe ata që janë regjistruar si veteranë, kur iu është ofruar pa qenë të tillë e kanë bërë këtë, ndoshta edhe nga halli, por rrëfimi për luftën çlirimtare nuk guxon të dëmtohet përmes listave të fryra”, the ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori