LAJMI I FUNDIT:

Kush janë britanikët e dënuar me vdekje nga rusët në Ukrainë?

Kush janë britanikët e dënuar me vdekje nga rusët në Ukrainë?

Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me vdekje në një gjykatë të panjohur nga ndërkombëtarët në Donetsk, territor i kontrolluar nga rebelët pro-rusë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata janë të gjithë ish-luftëtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët u kapën në Mariupol nga forcat ruse.


Por kush janë ata?

Aiden Aslin

Një nga britanikët është Aiden Aslin, 28 vjeç, historinë e të cilit BBC thotë se e ka ndjekur edhe në të kaluarën.

Aslin është nga Newark në Nottinghamshire dhe familja e tij tha se ai u transferua në Mykolaiv në Ukrainë në vitin 2018.

Ai u bë marinar për ushtrinë ukrainase në vitin 2018, u fejua për t’u martuar me një ukrainase dhe e kishte bërë vendin shtëpinë e tij.

Rusët dënojnë me vdekje dy britanikë dhe një maroken të kapur në Ukrainë
Lexo po ashtu Rusët dënojnë me vdekje dy britanikë dhe një maroken të kapur në Ukrainë

Ish-punonjësi i kujdesit kishte luftuar edhe më parë me njësitë e armatosura kurde në Siri kundër ISIS.

Që nga kapja e tij, ai është shfaqur në foto dhe video në televizionin rus, në të cilat dukej i mavijosur dhe ënjtur teksa merrej në pyetje.

Shaun Pinner

Burri tjetër britanik, Shaun Pinner, është 48-vjeçar dhe me origjinë nga Bedfordshire.

Familja e tij tha se ai ishte një ushtar “i respektuar” në ushtrinë britanike përpara se të transferohej në Ukrainë katër vjet më parë për të përdorur përvojën e tij të mëparshme dhe duke u stërvitur me ushtrinë ukrainase.

“Shaunit i pëlqente mënyra e jetesës ukrainase dhe e konsideronte Ukrainën si vendin e tij gjatë katër viteve të fundit. Gjatë kësaj kohe, ai takoi gruan e tij ukrainase, e cila është shumë e fokusuar në nevojat humanitare të vendit”, kanë thënë ata.

Kontrata trevjeçare e Pinnerit do të skadonte në fund të vitit dhe ai po planifikonte të përfshihej në një rol humanitar në vend, sipas familjes së tij.

“Shaun është një burrë, djalë, baba, vëlla dhe mik qesharak, shumë i dashur, me qëllime të mira për shumë njerëz”, thanë ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori