LAJMI I FUNDIT:

QSHP: Të mos përdoret për pije uji te Banjat e Tetovës

QSHP: Të mos përdoret për pije uji te Banjat e Tetovës

Nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë bëjnë të ditur se uji mineral në kthesën te vendi i quajtur Banjat e Tetovë nuk është i sigurt për pije.

Sipas analizave nuk është i përshtatshëm për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, Escherichia coli dhe enterokokeve.


Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.