Natë e frikshme mes plumbave – futbollisti i Tottenham, Emerson, kthehet të flas për momentet që iu rrezikua jeta
Emerson përjetoi një nga momentet më të këqija të jetës së tij, teksa ishte në pushime pas sezonit në Brazil, vend lindjen e tij.
Mbrojtësi i krahut të Tottenhamit ishte viktimë e një tentative grabitjeje, e cila rezultoi në një shkëmbim zjarri në të cilin ai pothuajse u plagos.
Për fat të mirë, lojtari i Ligës Premier mundi të shpëtojë nga skena e krimit falë një polici që e shoqëroi atë në makinën e tij pas një shkëmbimi zjarri. Fatmirësisht, Emerson u largua i padëmtuar.
“Në atë moment, Zoti më kontrolloi disi… sepse ndjeva se asgjë nuk po ndodhte”.
“Iu afrova hajdutit duke i thënë: Qetësohu, qetësohu të gjithë, të jap çfarë të duash. Kur i dhashë atë që donte, iu afrova, sepse e kisha parë tashmë shikimin e tij të mbrapshtë, pashë që nuk ishte vetëm ora”.
“Kur ia dhashë, ai u largua dhe tërhoqi armën për të më qëlluar, ndërsa ishte gati të më qëllonte, e shtyva, e godita armën dhe ai qëlloi në ajër”.
“Pikërisht në atë moment, kur e shtyva, humbi ekuilibrin dhe polici e qëlloi. Më pas, ai fillon të vrapojë”.
“Dua të them, është Zoti në atë pikë. Sepse ne ishim në një shesh, ishin 15 njerëz apo më shumë. Në një shesh të vogël. Dhe ai filloi të qëllonte gjithandej dhe nuk goditi askënd”.
“Ka gjuajtur 17 apo 19 të plumba, nëse nuk gaboj, ka pasur një pistoletë 9 mm, në mos gaboj gjysmë automatike, është një armë që nuk është normale as për hajdut, as për një polic”.
View this post on Instagram
“Kështu e kuptova se ishte një moment që mund të më kushtonte jetën, por më dha një mësim për të qenë të kujdesshëm. Dhe tani jam i qetë”, ka thënë mbrojtësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbappe i dha lamtumirën PSG-së me darkë në një restorant luksoz, i pranishëm ishte edhe presidenti i Francës
Gjashtë lojtarë të Barcelonës mund të kenë luajtur ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi
Publikohet detaji interesant nga kontrata e Modricit me Real Madridin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251