LAJMI I FUNDIT:

Natë horror për yllin e Tottenhamit, Emerson Royal: 29 të shtëna në tentim grabitjen ndaj tij – u shpëtua nga një polic jashtë detyrës

Natë horror për yllin e Tottenhamit, Emerson Royal: 29 të shtëna në tentim grabitjen ndaj tij – u shpëtua nga një polic jashtë detyrës

Në orët e para të kësaj të premte, anësori i Tottenhamit, Emerson Royal, i cili ndodhet me pushime në Brazil në qytetin ku jeton në Sao Paulo, pësoi një tentativë grabitjeje, e cila rezultoi në të shtëna me armë zjarri të cilat ia rrezikuan jetën.  

Sipas O Liberal, 23-vjeçari sapo kishte dalë nga një klub nate në qytetin e tij të lindjes, Sao Paulo rreth orës 3 të mëngjesit dhe po bënte foto me një oficer policie jashtë detyrës, kur një individ i drejtoi armë teksa i kërkonte gjërat e tij personale.


Pretendohet se polici  ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj hajdutit, ndërsa Royal ka shpëtuar i padëmtuar.

Emerson, lojtar i Tottenham

Plot 29 të shtëna u qëlluan drejt grabitësit, njëra prej të cilave e goditi atë në shpinë, ku pas kësaj ai u dërgua në një spital aty pranë. Grabitësi iu nënshtrua një operacioni të premten në mëngjes për t’i hequr plumbin.

Në momentin e ngjarjes së bashku me lojtarin ishte babai i tij edhe përfaqësuesi i mbrojtësit, Emerson Zulu, i cili ka rrëfyer për momentin.

Vendi ku ndodhi ngjarja

“Pas largimit nga një ngjarje, roja e sigurisë që e njohu, kërkoi të bënte foto me të dhe i ofroi atij ta çonte me makinën e tij. Pikërisht atëherë Royal pësoi tentativën për grabitje, nën kërcënimin e armës, ku banditi i kërkoi orën e tij dhe sende të tjera personale”.

“Kur banditi kuptoi sigurinë, ne dëgjuam vetëm shkëmbimin e të shtënave dhe u shmangëm. Nuk më kujtohet mirë, gjithçka ishte shumë e shpejtë”, ka treguar përfaqësuesi i lojtarit Emerson Zulu.

Emerson publikoi video kur ishte në klubin e natës

Ai shtoi se tashmë ka kontaktuar specialistë të fushës për lojtarin,  pasi Royal është në një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, i fokusuar te Tottenham dhe nuk dëshiron që kjo ngjarje të dëmtojë gjendjen e tij mendore.

Royal pas ngjarjes shkoi në stacionin e policisë me babanë dhe menaxherin e tij për të dhënë një raport.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori