Lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm rus se ky shtet është në përkrahje të “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse kjo do të ishte e vërtetë Sergei Lavrov do të ishte sot në samitin e Ohrit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ideja për “Ballkanin e Hapur” nuk ka qenë jashtë rajonit.
Rama theksoi pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian duke thënë se këta të fundit janë përkrahës të kësaj nisme.
Sipas tij, “fabulën” se Rusia e mbështet këtë nismë e besojnë vetëm “peshqit e Ballkanit të Mbyllur”.
“Sa për ministrin e Jashtëm rus, bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, i cili është i mirënjohur për sarkazmat tij dhe shumë peshq kanë rënë në atë rrjedhën e trikave të tij, sepse nëse ai do të ishte mbështetësi i ‘Ballkanit të Hapur’ do të ishte këtu. Si mund të jetë ai mbështes i ‘Ballkanit të Hapur’, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e duan ‘Ballkanin e Hapur’, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë këtu sot ai nuk është. Tani këtë lloj fabule ose këtë lloj narrative ose këtë lloj ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të mbyllur. Peshqve të Ballkanit të mbyllur nuk kemi çka t’u bëjmë, i kemi në ujërat tona, edhe ne lloje peshqish jemi po të rrimë të kjo fauna e detit, por Ballkani i Hapur është për njerëzit, për të gjithë njerëzit dhe kaq”, tha Rama, transmeton KP.
Lidhur me këtë u përgjigj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ideja për “Ballkanin e Hapur” nuk ka qenë jashtë rajonit, por e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
“Isha prezentë kur ne të tre, Edi, Zorani dhe unë filluam ‘Ballkanin e Hapur’, s’ka qenë asnjë ministër i jashtëm dhe askush tjetër. Unë nuk kam turp për politikën që bënë Serbia dhe nuk turpërohem për marrëdhëniet tradicionale që i kemi me Federatën Ruse, por askush tjetër përveç neve nuk kishte dhënë ide për ‘Ballkanin e Hapur’. Kjo është ide e njerëzve që dëshirojnë të bashkëpunojnë”, tha ai.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” që u mbajt më 7 dhe 8 qershor në Ohër, nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume.
Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, si dhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, do të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në sferën ekonomike, atë të arsimit, kulturës dhe turizmit.
Marrëveshjet, sipas tyre, do ta forcojnë edhe paqen dhe stabilitetin në rajon, pas agresionit rus në Ukrainë, për shkak të frikës nga ndikimi i ndonjë shteti tjetër, duke aluduar në Rusinë.
Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, gjegjësisht, shmangies së pagesës së tatimit. Marrëveshja thekson nevojën për punë të përbashkët për të inkurajuar përmbushjen e detyrimeve tatimore në të tria vendet.
Në tekstin e marrëveshjes së paraparë në fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi për bashkëpunim kulturor promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Sipas memorandumit, shtetet angazhohen për të inkurajuar lëvizshmërinë e punonjësve të kulturës, financimin e projekteve kulturore dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.
Në Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, shtetet parashikojnë formimin e një harte turistike të quajtur “Ballkani i Hapur”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?