LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi falënderon profesorin nga Australia që ka operuar 300 fëmijë kosovarë

Krasniqi falënderon profesorin nga Australia që ka operuar 300 fëmijë kosovarë

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka takuar sot profesorin Paddy Dewan, i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë.

SHSKUK njofton se Krasniqi ka falënderuar profesorin nga Australia, i cili bashkë me ekipin e klinikës këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë dhe do të vazhdojnë operacionet edhe në ditët në vijim.


Më tej, thuhet se Dewan misionet humanitare për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, i ka nisur në vitin 2011 dhe deri tani ka operuar rreth 300 fëmijë kosovarë me probleme të natyrës kirurgjike.

“Drejtori Krasniqi bashkë me profesorin Dewan dhe mjekët e klinikës kanë vizituar disa nga fëmijët e operuar, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/