LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Shakira, Pique do të jetojë në një apartament me vlerë 4.5 milionë euro

Pas ndarjes nga Shakira, Pique do të jetojë në një apartament me vlerë 4.5 milionë euro
Foto: Getty Images

Shakira dhe Gerard Pique në javën e kaluar i dhanë fund marrëdhënies së tyre 12-vjeçare.

Kjo pasi futbollisti i Barcelonës u raportua se e kishte tradhtuar këngëtaren kolumbiane me një studente 20-vjeçare.


Pas njoftimit të ndarjes, nuk kanë të ndalur spekulimet e tjera se kush saktësisht ndërhyri në marrëdhënien e yjeve të famshëm dhe se çfarë do të ndodhë me dy djemtë e tyre, Milanin dhe Sashan.

E vetmja gjë e sigurt në këtë është se futbollisti tashmë do të zhvendoset në një apartament të ri.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një ndërtesë në qendër të Barcelonës që është e kompletuar edhe me pishinë.

Shakira thuhet se u përpoq dy herë të rikthente romancën me Piquen
Lexo po ashtu Shakira thuhet se u përpoq dy herë të rikthente romancën me Piquen

Katalunasi e bletu këtë shtëpi më shumë se dhjetë vjet më parë kur nuk ishte ende me Shakiran.

Ka shumë raportime për koston e këtij apartamenti, por sipas revistës Vanity Fair, është një vend i frekuentuar nga personazhe të njohur si Cesc Fabregas dhe Daniella Seeman, me një vlerë të përafërt prej 4.5 milionë euro.

Sigurisht, me të gjitha rinovimet e bëra nga vetë Pique, çmimi i tij do të jetë rritur ndjeshëm, megjithëse nuk dihet se sa.

Në lajmet e fundit, u tha se ndarja e tyre mund të ndodhte shumë më herët, me Shakiran që ishte përpjekur ta rikthente romancën disa herë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori