LAJMI I FUNDIT:

Përzgjidhet Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri e shtëpive botuese “Dukagjini” dhe “Pegi”

Përzgjidhet Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri e shtëpive botuese “Dukagjini” dhe “Pegi”
Foto: Ilustrim

Shtëpitë botuese “Dukagjini” nga Kosova dhe “Pegi” nga Shqipëria, janë fituese të garës për botimin e Abetares së përbashkët mbarëkombëtare.

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare tashmë është përzgjedhur. Ajo do të jetë në duart e nxënësve me 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Shtëpitë botuese që e fituan këtë garë janë ‘Pegi’ dhe ‘Dukagjini’, njofton RTK.


Vendimi zyrtar do të bëhet publik ditëve në vazhdim. Megjithatë, siç merret ves, përzgjedhja u realizua më 31 maj.

Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë shtëpitë e tjera botuese.

Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri është si rezultat i mbledhjes së dy qeverive, në nëntorin e vitit 2021.

Kjo Abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri.

Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori