LAJMI I FUNDIT:

Verë intensive për ekipet përfaqësuese të Kosovës në basketboll

Verë intensive për ekipet përfaqësuese të Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, vashat Dardane do të garojnë në Grupin A, së bashku me Qipron, Andorrën, Norvegjinë dhe Maltën. Kampionati mbahet nga 28 qershori deri më 3 korrik në Qipro.

Djemtë dardanë zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor në kuadër të FIBA EuroBasket Pre- Qualifiers. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara njëjtë sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.


Vashat e Kosovës U-20 garojnë në Divizionin B dhe kanë një short shumë të vështirë. Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore. Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 korrik në Shkup.

Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova U16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 korrik.

Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 korriku deri më 7 gusht.

Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 korrik.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori