LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni i telefonit ua mundëson grave në Rripin e Gazës të raportojnë abuzimin në familje në mënyrë anonime

Aplikacioni i telefonit ua mundëson grave në Rripin e Gazës të raportojnë abuzimin në familje në mënyrë anonime

Një aplikacion telefonik po ua mundëson grave në Rripin e Gazës të raportojnë abuzimin në familje në mënyrë anonime.

Aplikacioni “Masahatuna” ose “Hapësirat tona” u zhvillua nga inxhinierja lokale i kompjuterëve Alaa Huthut.


“Privatësia ishte shumë e rëndësishme pasi frika është zakonisht shkaku kryesor që gratë nuk kontaktojnë apo vizitojnë qendrat”, ka thënë ajo për mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, aplikacioni lejon gratë të regjistrohen në shërbim pa dhënë emrat e tyre ose pa lënë gjurmë të kontakteve të tyre me qendrat e kujdesit në telefonat e tyre.

Gaza është shtëpia e rreth 2.3 milionë njerëzve, gati gjysma e tyre gra, sipas të dhënave palestineze. /Telegrafi/