LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 19-vjeçar në Lipjan, policia fillon hetimet

Vdes një 19-vjeçar në Lipjan, policia fillon hetimet
Foto: Ilustrim

Ka vdekur një nxënës i klasës së 12-të në Shkollën e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin  Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent  kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka shtuar tutje Borovci.

Ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Skender Rudari, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“E nderuar familja Krasniqi, me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës së djalit tuaj e nxënësit tonë të klasës 12/7 Alton Krasniqi”.

“Andaj më lejoni të ju shpreh ngushëllime në emrin tim personal dhe në emër të gjithë profesorëve, nxënësve dhe punëtorëve tjerë të SHMP ‘Adem Gllavica’ në Lipjan”, ka shkruar Rudari.

Të ndjerin ka thënë se do ta kujtojnë përherë si nxënës të zgjuar, të urtë dhe të dashur për të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori