LAJMI I FUNDIT:

Sërish paralajmërohet protestë për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Sërish paralajmërohet protestë për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Një tjetër protestë është paralajmëruar të mbahet në Kosovë gjatë kësaj jave – përveç asaj që do të mbahet të hënën nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët që kërkojnë tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti pritet që të protestojnë të enjten – ditën kur do të mbahet seanca plenare për Projektligjin për Trustin.

Kështu është bërë e ditur në grupin “Pro Tërheqjes së 30% të Trust-it” në Facebook, i cili numëron mbi 27 mijë anëtarë të regjistruar.


“Dua të ju njoftoj se këto ditë kemi qenë në kontakt me sindikata të ndryshme të punëtorëve, dhe kemi diskutuar për organizimin e protestës së ardhshme rreth kërkesës tonë për tërheqje deri 30 % të Trustit”, ka shkruar organizatori i protestës, Adnan Jashari.

“Të hënën e caktojmë datën e protestës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë dita e enjte sepse atë ditë janë gjasat që të mbahet seanca për Projektligjin rreth tërheqjes deri 30 % të Trustit”.

Kurti e quan diletantizëm kërkesën e deputetit Haxhiu për Trustin: Ja kush po merret me financa e makroekonomi te ne
Lexo po ashtu Kurti e quan diletantizëm kërkesën e deputetit Haxhiu për Trustin: Ja kush po merret me financa e makroekonomi te ne

Ai ka thënë se përkrahjen më të madhe e kanë marrë nga Sindikata e re e KEK-ut, përkatësisht nga kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica.

“Ai na ka dhënë mbështetje të plotë rreth protestës, dhe sipas sugjerimeve të tij protesta duhet të mbahet në ditën kur mbahet seanca për Projektligjin për Trustin. Kryetari Llumnica ka shpreh gatishmërinë që 1000 punëtorëve të KEK-ut t’ua mundësoj që me transport të autobusëve të vinë në protestë!”.

Gjithashtu, Jashari ka bërë të ditur se edhe punëtorët e Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica” kanë shprehur gatishmërinë që t’i bashkohen protestës.

“Kemi kontakte edhe me sindikata të tjera dhe ditët në vijim do të marrim edhe konfirmimin edhe prej tyre për protestë!”.

Ndryshe, edhe të enjten e 26 majit është protestuar para Qeverisë së Kosovës për të njëjtën arsye.

“Duam paratë tona”, “Trusti është i joni, e jo i Qeverisë”, “Kriza është sot, deputetë votojeni Trustin”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve. /Telegrafi/

Protesta për tërheqjen e kursimeve nga Trusti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Kalo në kategori