LAJMI I FUNDIT:

Lëre që goditi me veturë gruan dhe foshnjën e saj, por edhe tentoi të arratiset nga vendi i ngjarjes, adoleshenti amerikan kapet nga kamerat e sigurisë

Lëre që goditi me veturë gruan dhe foshnjën e saj, por edhe tentoi të arratiset nga vendi i ngjarjes, adoleshenti amerikan kapet nga kamerat e sigurisë

Pavarësisht se goditi me veturë një nënë dhe foshnjën e saj që e kishte në karrocë, prokurori George Gascon në Los Angeles, ka mbështetur propozimin për dënim minimal ndaj adoleshentit amerikan.

17-vjeçari u shpall fajtor në dy pika të aktakuzës që rëndonin mbi të, atë për prodhim të forcës për shkaktim të lëndimit trupor dhe për goditje dhe arratisje nga vendi i ngjarjes, por ai u dënua me vetëm pesë muaj qëndrim në një qendër korrektuese, ku sipas prokurorëve është përshkruar më shumë si një shkollë ushtarake, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e tmerrshme pati ndodhur më 6 gusht të vitit të kaluar, por rasti ishte rikthyer në rigjykim për shkak të pakënaqësive rreth verdiktit.

Ajo çfarë po e shpëton të riun nga dënimi maksimal, është fakti që foshnja në karrocë ka shpëtuar pa lëndime kurse e ëma e saj me vetëm mavijosje në legen.

Megjithatë edhe tani është konstatuar se ai duhet të qëndrojë në qendrën korrektuese pesë muaj, pasi kohë më parë ishte kërkuar të mbyllet atje për shtatë muaj.

E pamjet e këtij momenti rrëqethës janë kapur nga kamerat e sigurisë nga kënde të ndryshme, ku shihet i riu që pasi godet gruan me foshnjën e saj – tenton të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht se kalimtarët e rastit tentojnë ta ndalin, ai vazhdoi rrugëtimin derisa shoferi i një veture tjetër e kuptoi për çfarë bëhet fjalë, dhe ia zuri rrugën duke u përplasur direkt me të për ta ndalur. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori