Në Maqedoninë e Veriut afër 19 mijë qytetarë nuk dinë shkrim-lexim. Shumica prej tyre janë gra apo mbi 13 mijë janë gra dhe 5 mijë burra, thuhet në të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave.
“Njëzetetremijë persona apo 1.5 për qind janë pa asnjë lloj shkollimi. Mbi 62 mijë ose 4 për qind nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 27 për qind janë me arsim fillor, 44 për qind janë me arsim të mesëm, 17 me arsim të lartë dhe afër 2 për qind me magjistraturë dhe 0.4 për qind me doktoraturë”, thuhet në të dhënat e Entit, ku theksohet se për 3 për qind të popullsisë mbi 15 vjeç nuk ka të dhëna për përgatitjen e tyre shkollore apo akademike.
Ekspertët e fushës së arsimit thonë se sipas këtyre të dhënave, një e katërta e popullsisë ka përfunduar vetëm arsimin fillor, pavarësisht se edhe arsimimi i mesëm është i detyrueshëm.
Sipas pedagogut, Ratko Duev, këto shifra tregojnë për keqmeanxhimin e procesit të edukimit dhe mosrespektimin e ligjeve që thonë se arsimi fillor dhe ai i mesëm janë të detyrueshëm.
“Shteti duhet të shqetësohet për arsyet pse këta persona kanë mbetur pa arsim, pse nuk janë respektuar ligjet, pse kanë mbetur vetëm me arsimin fillor, pavarësisht etnisë dhe fesë. Pra, ligji duhet të zbatohet, në të kundërtën do të kemi rezultate të tilla katastrofale. Në një situatë kur kemi edhe ikjen e trurit, ne duhet të shqetësohemi për atë që është më e rëndësishmja në shtet, e ato janë burimet njerëzore të cilat i posedon shteti”, thotë Duev.
Ndërkaq, profesori universitar, Avzi Mustafa, thotë se papunësia dhe migrimi po lë shkollat maqedonase pa gjenerata të reja.
“Kryefamiljarët që punojnë jashtë Maqedonisë së Veriut në shtetet perëndimore ndodh që shpeshherë i marrin fëmijët me vete, i mbajnë atje disa vite dhe i kthejnë këtu. Kështu që ata nuk janë në gjendje të ndjekin në mënyrë sistematike mësimin, por kthehen një vit atje e më pas kthehen këtu, e kështu që ata mbeten pa shkollim të mirëfilltë”, thotë Mustafa.
Përderisa, ish-zëvendësministri i Arsimit, Petar Atanasov, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e shtetit duhet të vendosin si prioritet ngritjen e nivelit të arsimit, me qëllim që të ketë zhvillim të vendit.
Ai thotë se problem paraqet edhe pakënaqësia që kanë punonjësit e arsimit me kushtet dhe pagat, duke shtuar se fusha e arsimit ka marrë goditje edhe nga ndërhyrja e politikës gjatë përzgjedhjes së kuadrit mësimor.
“Shteti duhet të ketë vesh për këto probleme dhe të angazhohet për zgjidhjen e tyre. Edhe në shkollën fillore dhe atë të mesme kemi kuadro kualitative të mësimdhënësve, të cilët nuk guxojmë t’i humbim, por duhet rritur paga e tyre. Por, ka edhe mësimdhënës të tillë që nuk e kryejnë punën siç duhet, pasi kanë zënë vendin e punës përmes lidhjeve partiake dhe të njëjtit ulin cilësinë e arsimit”, thotë Atanasov.
Ndërkaq, drejtori i Entit shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, thotë se të dhënat për nivelin e arsimit të qytetarëve nuk janë befasuese dhe sipas tij paraqesin gjendjen reale.
“I dimë problemet me të cilat përballemi. Numrat janë pasqyra reale e të dhënave në shtet. Statistika është këtu për të na treguar gjendjen si është, jo ashtu si do të donim që të ishte dhe jo ashtu si do të donim që të ishte”, tha në një prononcim për mediat Simovski.
Për politikat joadekuate në arsim dhe për nivelin e ulët të mësimnxënsies flasin edhe rezultatet e testit ndërkombëtar PISA më 2019 nxënësit e shkollave të mesme ishin nën mesataren sa i përket njohurive nga matematika, shkenca dhe leximi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A