LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një mjet i pashpërthyer në hapësirat e një hekurishte në Mitrovicë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në hapësirat e një hekurishte në Mitrovicë
Foto: Arkiv

Policia ka njoftuar se në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në hapësirën e hekurishtes së tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim, në mënyrë të sigurt kanë tërhequr mjetin e dyshuar-tromblon për ta dërguar në një lokacion tjetër të sigurt për shpërthim./Telegrafi/