LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimeve, tronditje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve, tronditje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Vala e re e rritjes së çmimeve uli akoma më shumë fuqinë blerëse të qytetarëve. Tashmë qytetarët kanë frikë se produktet bazë ushqimore do të bëhen luks në tryezën e tyre.

Me përfundimin e masave për marzhet e ngrira dhe uljen e TVSH-së për ushqimet dhe energjinë, pohojnë se ka një diferencë të madhe në çmimet e produkteve që i blejnë çdo ditë nga marketet.

“Atje e blej një kilogram mollë 60 denarë, dardha 60 denarë dhe këtu janë 80 denarë. Është dy herë më shtrenjtë në Maqedoni. Unë blej mish pule, ju them se atje është më lirë, këtu është shumë më shtrenjtë. Energjia elektrike atje është më e lirë se këtu”, u shpreh një qytetar.


Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi një ditë më parë tha se skadimi i masave kundër krizës nuk mund të shkaktojë një rritje kaq marramendëse të çmimeve të produkteve.

Sipas tij, disa tregtarë po manipulojnë me rritje të paarsyeshme të çmimeve. Bytyqi ka bërë të ditur se inspektorët në terren do të bëjnë kontrolle të intensifikuara te tregtarët./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori