LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë hapur një kapitull të ri bashkëpunimi

Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë hapur një kapitull të ri bashkëpunimi

Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara me Dialogun Strategjik hapin një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe u zotuan për thellimin dhe avancimin e mëtejshëm të partneritetit dypalësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveritë e dy vendeve kanë lëshuar dje një deklaratë të përbashkët me rastin e takimit të parë të Procesit të Dialogut Strategjik ndërmjet dy vendeve, i cili po mbahet në Uashington, duke riafirmuar marrëdhëniet e forta mes dy vendeve dhe duke shprehur kënaqësinë për promovimin e prioritetet e përbashkëta të sigurisë dhe prosperitetit dypalësh, në kontinentin evropian dhe në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut, në një deklaratë, përsëritën mbështetjen e tyre të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, zgjedhjen e një të ardhmeje evropiane dhe i bënë thirrje Rusisë që menjëherë t’i japë fund luftës dhe të tërhiqet plotësisht nga Ukraina.


“Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut me këtë deklaratë rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor përmes iniciativave politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe theksuan mbështetjen e tyre për integrimin ekonomik dhe prosperitetin e rajonit.

Shtetet e Bashkuara theksuan rëndësinë e avancimit sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ata mbështetën përfshirjen konstruktive të Maqedonisë së Veriut në iniciativat rajonale për stabilitet dhe siguri, si dhe synimin e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Iniciativës tre detërat”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori