LAJMI I FUNDIT:

Mjeku ndau në TikTok një truk që ju ndihmon të bini në gjumë brenda pak minutave

Mjeku ndau në TikTok një truk që ju ndihmon të bini në gjumë brenda pak minutave

Një mjek ka ndarë në rrjetet sociale një truk të gjumit që do t’ju ndihmojë të flini brenda pak minutash – dhe duket tepër i lehtë për t’u bërë.

Mjeku ndan këshilla në TikTok për të ndihmuar ndjekësit e tij të kapërcejnë problemet e përditshme, sikurse stresi, dhimbja e shpinës dhe si të humbin peshë, transmeton Telegrafi.


Por kohët e fundit ai e ktheu vëmendjen te gjumi, dhe tani ka ndarë një truk që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë shpejt nëse mund ta zotëroni teknikën.

Ai tha se gjithçka që duhet të bëni është të masazhoni një pikë në kyçin tuaj, dhe nëse arrini pikën e duhur, do të flini brenda pak minutash.

Mjeku, i cili ngarkon në TikTok me llogarinë @youngeryoudoc, tha se gjithçka që duhet të bëni është të fërkoni një vend në kyçin e dorës, pak poshtë gishtit dhe së shpejti do të bini në gjumë.

Videoja shpejt u bë virale me mbi 230 mijë shikime, krahas qindra komenteve.

Një fans tha: Video e shkëlqyer shoku. Më pëlqejnë të gjitha gjëra tuaja, por kjo është çuditërisht praktike.

Pastaj një tjetër shkroi: “Shumë mirë t’i dimë këto – Faleminderit për postimin”. /Telegrafi/

@youngeryoudoc #bodyhacks #healthhacks #hacks #cantsleep #sleep #stretching #stress #anxiety #vagusnerve #fyp #health#themoreyouknow ♬ original sound – YoungerYouDoc