LAJMI I FUNDIT:

Liritë fetare, raporti i DASH përmendi rastet e mohimit të shkollimit për shkak të shamisë, për të cilën kishte raportuar imam Maliqi

Liritë fetare, raporti i DASH përmendi rastet e mohimit të shkollimit për shkak të shamisë, për të cilën kishte raportuar imam Maliqi

Departamenti amerikan i Shtetit, të enjten ka publikuar raportin për Kosovën, mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare për vitin 2021.

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik.

“Një projektligj i hartuar për t’u dhënë atyre një status të tillë, i paraqitur në parlament në vitin 2020, mbeti pezull”.


Ndër të tjera, raporti i DASH përmend edhe raportimet e imam Labinot Maliqit, kryetar i OJQ-së “Qendra Kosovare për Paqe”, i cili ka treguar raste të shumta që kanë ndodhur në disa komuna në të cilat nxënëseve të shkollave fillore u është mohuar hyrja në shkollë për shkak të vendosjes së shamisë.

Sipas Maliqit, disa zyrtarë të shkollave i kanë kthyer (anuluar) vendimet e tyre pasi “Qendra Kosovare për Paqe” i ka marrë në pyetje dhe ka intervenuar për situatën.

Në shtator, Maliqi u bëri thirrje publikisht prindërve që të raportojnë rastet në të cilat nxënëseve të veshura me veshje fetare u është mohuar qasja në shkollë.

Në fund të vitit, ndalimi mbeti në fuqi.

“Përfaqësuesit e komunitetit mysliman thanë se kishte raste të diskriminimit ndaj grave myslimane që mbanin veshje fetare gjatë punës në institucione publike, duke përfshirë një incident në shtator të një drejtoreje shkolle publike e cila kërcënoi me largim nga puna një mësuese, nëse ajo vishte veshje fetare (shaminë) në punë. Mësuesja kërkoi nga “Qendra Kosovare për Paqe” që të ndërmjetësoj, dhe drejtori i shkollës më pas e ndryshoi vendimin dhe e lejoi mësuesen të mbante shaminë në punë.”

Imam Maliqi ka falënderuar Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit, për mbështetjen e vazhdueshme që i bëjnë komunitetit, veçmas në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut.

“E falënderoj Zotin që i kemi”, ka thënë Maliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori