LAJMI I FUNDIT:

Meta uron Mattarellën për Festën e Republikës Italiane: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit

Meta uron Mattarellën për Festën e Republikës Italiane: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dërguar sot një mesazh urimi për Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, me rastin e Festës së Republikës Italiane.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale, e partneriteti strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

“Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës së Republikës Italiane, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Ju dhe popullit mik italian, urimet më të përzemërta dhe më miqësore!”, shkruan Meta në letrën e urimit drejtuar Matarellës.


“Jam i lumtur të konstatoj se perspektiva e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të suksesshëm i kanë themelet në lashtësinë e miqësisë mes dy popujve, në dashurinë, solidaritetin vëllazëror dhe vullnetin e palëkundur për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, shton Meta.

“Mikpritja unike e popullit italian ndaj komunitetit arbëresh në Itali dhe respekti ndaj identitetit kombëtar shqiptar e besimit të tyre fetar, ashtu edhe ndaj shqiptarëve që emigruan pas viteve ’90 në bregun italian të Adriatikut, gjithashtu, mbart mesazhin e fuqishëm të një vlere thellësisht evropiane dhe garancinë për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve tona dhe sigurinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen”, nënvizon Meta.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Italisë dhe Tuajin në veçanti, përgjatë procesit jetik euroatlantik të Shqipërisë, veçanërisht integrimit të saj në Bashkimin Evropian, e gjithashtu të vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin në kuadër të NATO-s”, shton Meta.

“Dëshiroj t’Ju siguroj se, në këto kohë sfidash ndaj sigurisë, stabilitetit dhe të paqes në Evropë dhe në botë, Shqipëria, gjatë mandatit dyvjeçar të saj, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e vendosur në qëndrimet e saj, në koherencë me partnerët dhe aleatët euroatlantikë, si në rrafshin evropian, ashtu edhe në atë global”, thekson më tej Meta.

“Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, e urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si edhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Italisë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon Meta letrën e urimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori