LAJMI I FUNDIT:

Jada kërkon nga Wll Smith dhe Chris Rock të pajtohen, sugjeron që këtë ta bëjnë në emisionin e saj

Jada kërkon nga Wll Smith dhe Chris Rock të pajtohen, sugjeron që këtë ta bëjnë në emisionin e saj
(Foto: Screenshot/Twitter)

Jada Pinkett Smith, gruaja e Will Smith, i cili shkaktoi incidentin famëkeq të edicionit të sivjetmë të ndarjes së çmimeve Oscar, ka kërkuar nga bashkëshorti i tij dhe Chris Rock që të pajtohen.

Shikues të shumtë e kanë pritur me padurim episodin e emisionit Red Table Talk, në të cilin aktorja ka folur në lidhje me incidentit e popullarizuar që ndodhi në fillim të këtij viti.


Duke shikuar drejt e në kamerë, Jada Pinkett Smith tha se ky është një emision i rëndësishëm për alopecinë, duke pasur parasysh atë që ka kaluar me shëndetin e saj, por edhe për shkak të asaj që ndodhi në Oscar.

“Dhe tani për natën e Oscars: Shpresa ime më e thellë është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë, ta kenë mundësinë të flasin për atë (që ndodhi) dhe të pajtohen”, është shprehur 50-vjeçarja.

Jada Pinkett Smith flet sërish pas skandalit në “Oscars”: Kurrë nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit
Lexo po ashtu Jada Pinkett Smith flet sërish pas skandalit në “Oscars”: Kurrë nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit

Ajo sugjeroi një takim mes bashkëshortit të saj dhe komikut gjatë xhirimit të emisionit të saj për të diskutuar rreth konfliktit dhe më pas vazhdoi: “Në fakt, të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit, ndërsa kjo nënkupton zbulimin e vazhdueshëm të gjërave që quhen të jetuarit së bashku.

Ndryshe, Jada e ka përdorur emisionin e saj në të kaluarën si një platformë për të folur për martesën dhe lidhjet jashtëmartesore. Ndër të tjera, në vitin 2020 ajo foli edhe për lidhjen me reperin dhe mikun e djalit të saj Jaden, August Alsin, madje duke folur edhe në prezencë të Smith. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori