LAJMI I FUNDIT:

Ministrisë së Arsimit i kërkohet të bëjë vlerësimin e mësimdhënësve  

Ministrisë së Arsimit i kërkohet të bëjë vlerësimin e mësimdhënësve  

Organizata Teach For Kosovo këtë të enjte ka lansuar projektin “Future Of Education”, me temën “Korniza e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve”, e cila ka për synimin rritjen e cilësisë së mësimdhënësve në institucionet arsimore të vendit.

Në këtë konferencë u kërkua që të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se Inspektorati i arsimit e ka të pamundur ta bëjë një vlerësimin e mësimdhënësve në të gjitha komunat. Sipas tij, drejtorët e shkollave duhet të bëjnë vlerësimin e mësimdhënësve të tyre.


“Është një temë aktuale për vlerësimin e performancës, është një gjendje cila nuk është duke funksionalizuar, dhe po mendojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Kemi diskutuar me ekspert që ta finalizojmë. Vlerësimi i performancës së arsimit nga Inspektoratit i arsimit është problematike të bëhet, pasi që në vendin tonë janë 22 mijë punonjës. Po përgatitemi që performancën e mësimdhënësve ta bëjnë drejtorët brenda shkollës. Ky projekt po realizohet në një kohë të duhur dhe formë të duhur, shpresojmë që do të jetë e zbatueshme, një numër i vogël i mësimdhënësve kanë kaluar nëpër procesin e vlerësimit”, tha Pupovci.

Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i “Teach For Kosovo”, ka thënë se projekti do të kalojë në tri instrumente, ku do të bëhet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve.

“Sot vlerësimi i mësimdhënësve është temë që duhet të merret seriozisht, pasi që një gjë e tillë nuk po ndodhë. Projekti ka synim të kalojë në tri instrumente e që janë: cilët janë mësimdhënësit me performancë të lartë, ata që duhet të përmirësohen, p,sh, në një komunë nxënësit kanë probleme me kompjuterët, ne do të bisedojmë më drejtorin e arsimit, Ministrinë e Arsimit që të përmirësohet gjendja dhe cilët janë mësimdhënësit me performancë të ulët, nëse Instrumenti tregon që një mësimdhënës nuk ka përmirësime, atëherë duhet të merren masa” theksoi Gashi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori