LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Prizren

Theret me thikë një person në Prizren
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Arrestimi i tyre erdhi për shkak që kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar.


Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/