LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Vuçiq, Hajrullahu: Nuk ishte risi në Kosovë, është i njëjti qëndrim prej vitesh

Deklarata e Vuçiq, Hajrullahu: Nuk ishte risi në Kosovë, është i njëjti qëndrim prej vitesh

Të martën, Aleksandar Vuçiq bëri betimin në parlament, duke e nisur zyrtarisht mandatin e dytë 5-vjeçar me një zotim: “Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë integrale të saj”.

Për këto zhvillime ka folur kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu në televizionin A2 CNN.

“Kjo deklaratë për ne në Kosovë nuk ishte ndonjë risi, sepse kjo është vazhdimësi e politikës së Serbisë karshi Kosovës. Pra Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë që dje e ka prezantuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi me rastin e betimit për mandatin e ri”, ka deklaruar ai.


“Këtë politikë ne në Kosovë jemi mësuar ta dëgjojmë me vite të tëra nga të gjithë përfaqësuesit e Republikës së Serbisë”, shtoi Hajrullahu.

Sipas tij deklarata e Vuçiqit duhet të komentohet për dy arsye.

“E para, një deklaratë e tillë erdhi në kohën kur Kosovës i kërkohet të jetë pjesë e një dialogu me Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale por edhe në kohën e zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë, ku Serbia bashkë me Bjellorusinë mbesin të vetmet vende në Evropë që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë”.

Hajrullahu thotë se si është e mundur të flitet për mundësinë e arritjes së një marrëveshje finale me qëndrime të tilla të Serbisë.

“BE, SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës do të duhej të kishin një qëndrim në raport me këto deklarata, derisa nga Kosova kërkohet kompromis për marrëveshjen finale”.

“Është e pakuptimtë që Kosovës t’i kërkohet përfshirja në iniciativën “Open Balkan” derisa Serbia ende nuk na njeh”, u shpreh Hajrullahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori