LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet turku që rrahu me shkelma refugjaten siriane

Arrestohet turku që rrahu me shkelma refugjaten siriane

Një grua e moshuar siriane po trajtohet në spital pasi u godit me shkelma në fytyrë nga një burrë në qytetin turk të Gaziantep, në mes të një vale në rritje të ndjenjave kundër refugjatëve në vend.

Një video, e shpërndarë gjerësisht në Turqi dhe Siri gjatë ditëve të fundit, tregon gruan, Leyla Muhammed, të sulmuar derisa ishte ulur në një stol, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi, i njohur nga policia si Sakir Cakir, është arrestuar me akuzën për lëndim me dashje. Shtetasi turk tha se i kishin thënë se e moshuara ishte një rrëmbyese, sipas një deklarate që ai dha në polici.


Në raportet e lajmeve lokale raportohet se viktima është me aftësi të kufizuara.

“Personi që ka rrahur Leyla-n është arrestuar. Ajo është shtruar në spital dhe trajtimi për të ka nisur. Së bashku me bashkëshorten dhe kolegët e mi e vizituam atë dhe i përcollëm urimet e vendit tonë të dashur që ajo të shërohet shpejt”, tha Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul, në një deklaratë në Twitter pas vizitës në spital.

Gaziantep është një qytet me dy milionë banorë që ndodhet afër kufirit sirian dhe gjenden gati gjysmë milion refugjatë sirianë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori