LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të plagosur dhe tre policë të lënduar pas të shtënave me armë në Charleston të SHBA-së

Dhjetë të plagosur dhe tre policë të lënduar pas të shtënave me armë në Charleston të SHBA-së

Dhjetë persona u qëlluan me armë dhe tre policë të tjerë u lënduan pas të shtënave në një festë për Ditën e Përkujtimeve në qendër të qytetit Charleston në Karolinën e Jugut, të hënën në mbrëmje, thanë disa zyrtarë.

Të shtënat e para filluan pasi që një oficer nga policia e Charleston iu përgjigj një thirrjeje për prishje të rendit në një festë të madhe në një hapësirë të madhe në South Street rreth orës 23:40.


Nga policia thanë se në momentin e arritjes së tyre, dikush nga turma qëlloi dy herë në drejtim të makinës së policisë, një nga plumbat goditi xhamin dhe oficeri i policisë u lëndua nga copëzat e xhamit që goditën trupin e tij, transmeton Telegrafi.

Të shtënat në Charleston

“Më lejoni t’ju them diçka. Sot jemi me fat që nuk kemi ndonjë polic ose qytetar të vdekur nga ato të shtëna”, tha shefi i policisë së Charleston Luther T. Reynolds, gjatë një konference për media pasditen e së martës.

Një nga të plagosurit është një 17 vjeçar, ndërsa të tjerët janë të moshës madhore. Ndërsa katër prej të plagosurve janë në gjendje më kritike tha Reynolds.

Dy policë të tjerë nga departamenti i sherifit nga kantoni i Charleston u lënduan në tentimin e kontrollimit të turmës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori