LAJMI I FUNDIT:

Vajza 9-vjeçare mbledh para për forcat e armatosura të Ukrainës, duke i prerë flokët

Vajza 9-vjeçare mbledh para për forcat e armatosura të Ukrainës, duke i prerë flokët

Një vajzë 9-vjeçare nga Ukraina ka prerë flokët e saj dhe i ka shitur, në një përpjekje për të mbledhur para për forcat e armatosura të Ukrainës.

Kira Hubina nga qyteti Chernihiv në veri të Ukrainës, vendosi të mbledhë para për luftëtarët e vendit të saj, pasi ajo dhe familja e saj po mbrohen nga bombardimet ruse duke u fshehur nëpër strehimore, transmeton Telegrafi.


Ushtarët ukrainas lëre që po e mbrojnë vendin nga pushtuesi, gjejnë kohë që në vijën e frontit të kultivojnë edhe perime
Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas lëre që po e mbrojnë vendin nga pushtuesi, gjejnë kohë që në vijën e frontit të kultivojnë edhe perime

Babai i vajzës së vogël, Ivan ka thënë për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN, se është prekur nga veprimi i të bijës dhe u pajtua që t’i shkurtojë flokët pasi mësoi qëllimin e saj.

“Sinqerisht, për pak sa nuk kam qarë. Më ka prekur shumë gjesti i saj”, shtoi Ivani. /Telegrafi/

https://twitter.com/MFA_Ukraine/status/1531939080489127937?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1531939080489127937%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fukraine-news-live-russia-sets-out-unconditional-priority-of-war-as-putins-forces-enter-severodonetsk-12541713