LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët ukrainas lëre që po e mbrojnë vendin nga pushtuesi, gjejnë kohë që në vijën e frontit të kultivojnë edhe perime

Ushtarët ukrainas lëre që po e mbrojnë vendin nga pushtuesi, gjejnë kohë që në vijën e frontit të kultivojnë edhe perime

Një video amatore shfaq ushtarët ukrainas në vijën e parë të frontit që kultivojnë perime, në kohën kur ky vend është në luftë të ashpër me forcat ruse.

Aty shihen ushtarët ukrainas duke përdorur një hapësirë të caktuar në afërsi të kampit të tyre – ku kanë mbjellë perime të ndryshme derisa po mbroheshin në istikame, transmeton Telegrafi.


Ndryshe sot forcat ruse kanë rritur intensitetin e sulmeve në qytetin me rëndësi të madhe industriale Severodonetks, duke tentuar kështu të zmbrapsin forcat ukrainase nga lindja.

E Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka njoftuar se forcat ruse po godasin infrastrukturën e tyre në të dyja anët – nga lindja dhe jugu. /Telegrafi/