LAJMI I FUNDIT:

Zvicra zgjat sanksionet ndaj bankës ruse Sberbank

Zvicra zgjat sanksionet ndaj bankës ruse Sberbank

Autoriteti zviceran i Tregut Financiar (FINMA) ka njoftuar se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse Sberbank.

Ndalesa i pamundëson bankës ruse që të kryejë pagesa dhe transaksione si dhe përfshin edhe masa të tjera të krijuara për të mbrojtur kreditorët.

FINMA ka vendosur masat ndaj filialit të kësaj banke më 4 mars, pas pushtimit rus të Ukrainës, duke iu bashkuar shumë shteteve perëndimore që sanksionuan Moskën.


Më pas autoritetet zvicerane vendosën që këto masa të zgjateshin deri më 31 maj, por vendimi i sotëm bën që këto masa të jenë në fuqi deri më 2 gusht.

“Masat do të jenë në fuqi deri më 2 gusht 2022 për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe rreziqeve të vazhdueshme të likuiditetit të kësaj banke”, tha FINMA.

Zvicra, një shtet neutral, po ashtu më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, miratoi sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, që përfshinin ngrirjen e aseteve dhe shënjestrimin e rusëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori