LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shqipëria sot merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore do të mbajë një fjalim rasti.

Ndryshe, një ditë më parë Rama u prit nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.


Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Rama mbërrin në New York, pritet nga shefi i OKB-së Antonio Guterres
Lexo po ashtu Rama mbërrin në New York, pritet nga shefi i OKB-së Antonio Guterres

Rama i shoqëruar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e marrjes nga Shqipëria të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

“Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori