Nëse Hashim Thaçi do të ishte i lirë socialistët do ta votonin atë si President. Kështu u përgjigj Kryeminstri Edi Rama ditë më parë kur gazetarët i risollën në vëmendje një deklaratë të bërë kohë më parë në Kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët.
Në lidhje me këtë deklaratë të tij, kryeministri i vendit Rama është shprehur se kishte parasysh konkretisht Hashim Thaçin për atë që ai është si president dhe për të gjitha dhuntitë e tij në botën e politikës shqiptare.
Blendi Fevziu: Para pak kohësh deklaruat se do të donit një president si Hashim Thaçi, duke iu referuar modelit të presidentit të ri të Shqipërisë. Çfarë kishit parasysh me këtë?
Edi Rama: Kisha parasysh konkretisht Hashim Thaçin për atë që ai është si president, jo për raportin me mua. Sepse thashë që është një njeri me një dhunti të jashtëzakonshme. Unë nuk njoh një njeri tjetër në botën e politikës shqiptare që ka atë kombinim mes dhuntisë të njeriut politik për të dalë fitues në çdo situatë. Durimit të madh për të përballuar pa shfaqur asnjë gjë momentet më të vështira dhe vullnetit të jashtëzakonshëm për të arritur aty ku do dhe në kushtet e gjithë eksperiencës që Hashimi ka pasur dhe në gjithë rrugën që ai ka ndjekur për të arritur në majë të hiearkisë shtetërore të Kosovës, do të ishte një president i shkëlqyer.
Rama shton se nëse nuk do të ishte kjo pamundësi dhe nëse nuk do të ishte ndalesa kushtetuese, Thaçi do të ishte padyshim presidenti i propozuar nga socialistët për t’u vendosur në krye të Republikës së Shqipërisë.
“Për Hashimin, edhe nëse nuk do të ishte në pamundësi, do të ishte e vështirë për shkak të Kushtetutës që e ndalon, por nëse nuk do të ishte ndalesa kushtetuese, ai do të ishte presidenti i propozuar nga ne padiskutim”, tha Rama./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës