LAJMI I FUNDIT:

Merr ofendime të shumta rreth lidhjes së re dhe krahasohet me ish-gruan e Adisit, Fifi: Nuk i kam ndarë unë, Adrola njëra prej femrave më të bukura që kam parë

Merr ofendime të shumta rreth lidhjes së re dhe krahasohet me ish-gruan e Adisit, Fifi: Nuk i kam ndarë unë, Adrola njëra prej femrave më të bukura që kam parë

Filloreta Raçi-Fifi prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, i cili më parë ka qenë i martuar me ish-Miss Shqipëria, Adrola Dushi.

Këngëtarja nga Ferizaj ka hedhur disa postime në rrjete sociale, gjegjësisht InstaStory, ku ka publikuar mesazhin e një ndjekëses dhe thotë se të tilla pranon çdo ditë që kanë të bëjnë me romancën e re.


“Sikur puna e mesazhit paraprak marrë minimalisht 100 në ditë. Tmerr do të thotë”, tha në njërin postim 27-vjeçarja.

Fifi (Foto: Instagram)

“Më keni lodhur. Krahasimet e juaja në nivel zero. Opinionet një turp. Shumica që komentojnë? Po janë profile false që 99 për qind janë njerëz që unë i njoh. Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si me qenë i imi përndryshe do të thotë që nuk e dua njeriun që kam në krahë.. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë po si kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë se çfarë do të ndodhte”, tha më tej ajo.

Fifi (Foto: Instagram)

“Fifi ti po e poston shumë. Nuk bën. Turp. Tmerr. Lidhje që do zgjasi dy muaj. Mos e puth. Hapi sytë o Adis shiko prej kujt në kë ke rënë. Fifi është k***. Fifi është e shëmtuar. Fifi është e dështuar. Fifi është këndej, Fifi andej. O Fif ç’do ti me këtë burrë të martuar. O Fif a nuk pate një djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë”, thuhet tutje në postimin e artistes shqiptare.
“Aman merruni me jetën tuaj. Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës kam dhe unë jetë. Dikush zgjedh ta bëj publike dikush jo”.

Fifi (Foto: Instagram)

“Adrola? Yll padiskutim. Dhe po. Absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmiut të njeriut që po jetoj me të por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë. Të më shani? Ta shani? Bllok do keni. Shëndet”, vazhdon më tej Fifi.

Fifi (Foto: Instagram)

“Ndërkohë ju që më flisni mesazhet më të bukura në botë. Fifi ju do pafund dhe ju falënderoj për çdo sekond që merrni mundim të më nisni mesazhet më pozitive që ekzistojnë. Faleminderit nanusha”, përfundon krijuesja e hitit “Pikturë”. /Telegrafi/

Fifi (Foto: Instagram)
Fifi (Foto: Instagram)
Fifi (Foto: Instagram)
Fifi (Foto: Instagram)
Fifi (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori