LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Me rëndësi, e ardhmja e gjelbër dhe e shëndetshme

Osmani: Me rëndësi, e ardhmja e gjelbër dhe e shëndetshme

Është bërë hapja solemne “Javës së zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë” (KSDW), e organizuar në Prizren, ku morën pjesë krerët e institucioneve shtetërore.

Përmes një videoinçizimi, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe presidentja Vjosa Osmani.


Ajo, theksoi se ky angazhim është një storje suksesi, në angazhimin e krijimit për një klimë të gjelbër.

Presidentja përmendi edhe sfidat e shumta që njerëzimi po përballet, veçmas nga lufta në Ukrainë.

Kurti: Siguria ushqimore është sfida e radhës
Lexo po ashtu Kurti: Siguria ushqimore është sfida e radhës

Kryetarja Osmani theksoi se duhet të organizohemi e të fokusohemi për një të ardhme që ta bëjmë dekarbonizimin e ajrit, klimës, etj.

“Me rëndësi është që ta kemi një të ardhme të përbashkët, të gjelbër, të shëndetshme”, deklaroi, mes tjerash, presidentja Osmani.