Pas raportimit se në Kosovë, fenomeni i vrasjeve është shpeshtuar, ku sipas raportit zyrtar të policisë pesë muajt e fundit kanë ndodhur rreth 30 vrasje, Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, ka deklaruar se zanafilla e tyre është në institucione.
Teksa në Kosovë po raporohet se fenomeni i vrasjeve është shpeshtuar, ku sipas raportit zyrtar të policisë pesë muajt e fundit kanë ndodhur rreth 30 vrasje, Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, ka deklaruar se zanafilla e tyre është në institucione.
Tërnava ka thënë se situata në të cilën gjendet Kosova është shqetësuese, sa i përket rritjes së numrit të vrasjeve.
“Zanafilla e krejt këyre vrasjeve është te një kohë në këtë sistem që institucionet e shtetit janë mjaft të kriminalizuara dhe në krye të tyre janë punësuar njerëz, që më shumë i ngjajnë nepotizmit. Nuk luftohet krimi ashtu siç duhet, sa njeri ka armë pa leje, ku po i marrin ata”, është shprehur Tërnava në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini.
Megjithatë, ai nuk i lë në faj vetëm dorasit të cilët e kryejnë krimin.
“Nuk po ndodhin rastësisht por edhe fajin nuk po ia lë vetëm vrasësit, sepse ai është dashur të jetë në burg për veprat që nuk është dënuar dhe ta kishte përjetuar atë burg ashtu siç duhet, dhe nuk do të kishim rastin që të dëgjojmë që ai prap po bën vepër, po bëhet recidivist, po i vazhdon veprat e vrasjes”, ka thënë ai.
Shkaqet e vrasjeve vijnë nga ndikimi i drogës
Sipas Tërnavës, shkaqet e vrasjeve vijnë kryesisht nga ndikimi i drogës.
“Krimet e rëndomta që po kryhen janë nga shkaqet si vjedhja, shitja dhe shpërndarja e drogës, mashtrimi, haraqi, paratë me fajde e të tjera”, shtoi ai.
Ai ka kërkuar nga instituocionet përkatëse që t’i shpeshtojnë kontrollet.
“Vrasjet gjithmonë kanë ekzistuar por në kohën e fundit janë shpeshtuar, policia duhet të jetë më në nivel, të kontrollojnë. Këto shkaqe vijnë më së shumti nga ndikimi i drogës, shitja e drogës nëpër shkolla, kur varet njeriu nga droga ai e ndjek rrugën e krimit”, ka thënë ai.
Armën me leje s’mund ta mbash edhe në autobus
Po ashtu, ai ka potencuar se arma duhet t’iu lejohet vetëm atyre që janë të ekspozuar ndaj rrezikut.
“Armët pa leje janë të ndaluara por edhe arma me leje nuk është e lejuar të mbahet edhe në autobus. Duhet të ashpërsohet metoda, çka i duhet qytetarit arma me vete? Unë jam për ata që t’iu jepet leja specifike personave që janë tepër të arsyeshëm dhe të ekspozuar që duhet të kenë armë, por jo edhe gjithkujt”, theksoi Tërnava.
Sipas tij, policia duhet të rrit numrin e bastisjeve dhe që personat e dyshimtë të jenë në kontroll të policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City