Derisa vazhdimi i “Top Gun” po thyen rekordet e shikueshmërisë, kur është fjala për jetën romantike të Tom Cruise, fansat i kujtojnë lidhjet me Nicole Kidman e Katie Holmes. Megjithatë, jo shumë dinë për gruan e tij të parë, aktoren Mimi Rogers, e cila besohet se e ka ndryshuar jetën e tij.
Përveç sukseseve të tij filmike dhe të qenit një yll kryesor i Hollywoodit në vitet e tetëdhjeta, Tom shquhet edhe për jetën e tij private, lidhjet e dashurisë, por edhe për Scientologjinë, prandaj mori disa vendime radikale në jetë.
Aktori ka pasur dy martesa shumë të njohura në të kaluarën – me aktoren Nicole Kidman, me të cilën ishte në lidhje midis viteve 1990 dhe 2001, dhe një tjetër me Katie Holmes nga viti 2006 deri në vitin 2012. Megjithatë, para tyre, pak njerëz kujtojnë martesën me aktoren Mimi Rogers, me të cilën u martua në fund të viteve të tetëdhjeta.
Tash 66 vjeçare, Mimi u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Gracie duke e befasuar për faktin se është paraqitja e parë pas një mungesë të gjatë në evenimentet publike. Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan me lule dhe duke nxjerrë në pah tiparet e fytyrës me grim të thjeshtë.
Edhe pse Tom dhe Mimi kanë versione të ndryshme të historisë se si u njohën, ata u martuan në fshehtësi në maj të vitit 1987 për të shmangur vëmendjen e madhe që kishin tërhequr që në daljen e tyre të parë. Thuhet se dy personat e vetëm që morën pjesë në dasmën e tyre ishin nëna e Cruise dhe kumbari i tij, Emilio Estevez.
Thashethemet se ishte Mimi ajo që “e njoftoi” Tomin me Scientologjinë filluan sepse ajo vet u rrit sipas këtyre bindjeve nga babai i saj, i cili ishte anëtar i kishës. Megjithatë, më vonë Rogers hoqi dorë nga feja, raporton Daily Mail.
Edhe pse çifti dukej se kalonin mirë, ata përfundimisht u shkurorëzuan pas tre vitesh martesë. Më vonë, Mimi u martua me producentin filmik, Chris Ciaff (në vitin 2003), me të cilin është ende e martuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dua Lipa vjen ndryshe në stil në kopertinën e “Beauty Pepaers”, një ditë para lansimit të albumit të saj të tretë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit