LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë Irani publikon pamjet e bazës ushtarake nëntokësore – ku i ka të “parkuar” 100 dronë

Për herë të parë Irani publikon pamjet e bazës ushtarake nëntokësore – ku i ka të “parkuar” 100 dronë

Televizioni shtetëror i Iranit për herë të parë ka publikuar pamjet e vizitës së zyrtarëve iranianë në një bazë nëntokësore, ku janë të vendosura fluturaket iraniane pa pilot të ushtrisë së këtij vendi.

Në kohën kur janë rritur tensionet mes Izraelit dhe Iranit për shkak të vrasjes së komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit, kreu i ushtrisë iraniane Abdolrahim Musavi dhe majori Mohammad Bagheri vizituan bazën nëntokësore, ku sipas të dhënave të agjencive iraniane janë të vendosur rreth 100 dronë, transmeton Telegrafi.


“Këtu përfshihen droni Abadil-5 për të cilin autoritetet iraniane thonë se është i pajisur me raketa Qaem-9, versioni iranian i raketës amerikane Hellfire”, thuhet në raport.

Agjencitë iraniane të lajmeve kanë zbuluar se kjo është hera parë që janë prezantuar raketat Heidar-1 që sipas pretendimeve të zyrtarëve ushtarakë iranianë, mund të shkrepet nga droni.

“Raketa Heidar-1 ka një rreze veprimi prej 200 kilometrave, e shpejtësia me të cilën lëviz pak çaste para goditjes është 1.000 kilometra në orë. Është raketa e parë e këtij lloji që mund të shkrepet nga droni”, thuhet ndër tjera sipas raporteve të mediave iraniane.

Kjo nuk është hera e parë që me video të tilla propagandistike, Irani mëton t’i tregojë botës se kinse mund t’i përgjigjet në çdo çast çfarëdo lloj kërcënimi që vjen, si nga brenda ashtu dhe nga jashtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori