LAJMI I FUNDIT:

Përkundër akuzave të reja nga ish-burri, Kim Kardashian duket e pashqetësuar ndërsa merr poza provokuese pranë të dashurit

Përkundër akuzave të reja nga ish-burri, Kim Kardashian duket e pashqetësuar ndërsa merr poza provokuese pranë të dashurit

Kim Kardashian u pa me një kombinim interesant të dollakëve me bluzën e shkurtër në një fotosesion për markën e saj të veshjeve “Skims” jashtë zyrës së saj në Los Angeles të premten.

41-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës Kanye West ka rindezur luftën e kujdestarisë mbi katër fëmijët e tyre, dukej krejtësisht e pashqetësuar, shkruan DailyMail.


Ajo mundi atë ditë të shijonte shoqërinë e të dashurit të saj Pete Davidson, 28 vjeç, i cili u pa duke e mbështetur atë në setin e xhirimit të “Skims” me një kapele mbi flokët e tij të zbardhur.

Nëna e katër fëmijëve theksoi linjat e saj trupore në veshjen e tejdukshme me ngjyrë nudo.

Gjoksi i saj i bollshëm dhe figura e lakueshme e trupit u shfaqën plotësisht në veshjen e ngjitur për trup, ndërsa ishte e kombinuar me një palë taka të ngushta.

Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur një palë doreza dhe syze dielli futuriste ngjyrë rozë.

Kim kishte me vete një pije coca-cola në dorë, teksa bëri një pushim në mes të realizimit të pozave.

Flokët e saj bionde ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa ajo theksonte pamjen e saj me një makijazh plotësues.

Ndërkohë Pete, me të cilin Kanye ka pasur një grindje publike, dukej gjithashtu tërheqës teksa gjendej pranë të dashurës së tij.

Kjo paraqitje vjen disa orë pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye u ankua për statusin e tij si bashkë-prind i katër fëmijëve të tij me ish-gruan në këngën e tij të fundit, “New Love”, e cila u publikua të enjten mbrëma.

Kënga, me vokal nga i ndjeri XXXTentacion, përfshin Kanyen duke shprehur pakënaqësinë e tij me orarin e kujdestarisë së tij, teksa këndon duke thënë: “Prisni, kur t’i shihni fëmijët? Do të shihemi nesër/ Prit, kur të perëndojë dielli? Shihemi nesër”.

Muzikanti duket gjithashtu i pikëlluar për faktin që fëmijët e tij nuk janë me të përgjithmonë: “Kur i marr, ndihem sikur i kanë marrë hua/ Kur duhet t’i kthej, skanoj si barkod”.

West, i cili me Kimin ka katër fëmijë: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, tre vjeç, vazhdon të ankohet për bashkë-prindërimin e tij me Kardashian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori