LAJMI I FUNDIT:

Mercedes i thotë lamtumirë transmisioneve manuale

Mercedes i thotë lamtumirë transmisioneve manuale

Blerësit e Mercedes-Benz në mbarë botën së shpejti do të kenë transmisionet automatike si opsionin e tyre të vetëm.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tanimë janë duke qarkulluar zëra se prodhuesi gjerman i makinave “do të tërheqë transmisionet manuale që nga viti i ardhshëm”.

Sipas një raporti nga Automobilwoche, Mercedes-Benz – do të heqë gradualisht prodhimin e transmisionit manual në vitin 2023 ndërsa bën prezantimin e modeleve të reja.


Ndërsa prodhuesi kishte njoftuar më parë se do të hiqte manualin, kjo është hera e parë që konfirmohet një datë më e saktë. /Telegrafi/