LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy të lënduar

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy të lënduar

Përleshje fizike ka ndodhur gjatë së premtes mbrëma, si pasojë dy persona janë lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.


Ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më rrahje.

“Gjatë përleshjes, janë përdorur mjete te forta, “shishe xhami””, theksoi Ahmeti.

Lidhur me incidentin, Policia ka nisur hetimet./Telegrafi/